Kjo është arsyeja pse meshkujt janë të fiksuar aq shumë pas seksit

Hulumtuesit kanë zbuluar një lloj të ri të neuronit që ndodhet vetëm tek meshkujt.

Lifestyle

15/10/2015 18:49

Meshkujt mund të kenë pjesë të tëra të trurit që u përkushtohen plotësisht dëshirës për seks – madje duke ia kaluar edhe ushqimit.

Një studim i publikuar në revistën Nature analizoi dallimet mes dy gjinive të krimbave nematode. Këta krimba kanë dy gjini: mashkullin dhe hermafrodin, të cilët janë në thelb ‘femra të modifikuara’ por prodhojnë spermën e tyre kështu që nuk kanë nevojë për një mashkull për të riprodhuar.

Edhe pse këto neurone u gjetën se ekzistojnë vetëm në speciet meshkuj, hulumtuesit nga Universiteti ‘College London’ dhe Kolegji i Mjekësisë ‘Albert Ajnshtajn’ thonë se gjetjet e tyre na japin një perspektivë për t’i kuptuar varietetet në seks kur është fjala për njerëzit, transmeton lajmi.net.

worms

Qeliza e trurit e zbuluar kohët e fundit ishte testuar duke përdorur kushte klasike. Duke përdorur kripë si stimul, krimbat u mësuan që ta lidhin kripën me eksperienca të këndshme dhe të pakëndshme.

Për shembull, krimbat u ndjenë të uritur në prani të kripës dhe më pas u larguan nga koncentrimet e larta të kripës në një mjedis të ri, pasi u lidhën në mungesë të ushqimit.

Sidoqoftë, krimbat ndjenë uri edhe në prezencë të shokëve të tyre dhe gjithashtu pasi që kripa kërkoi përqendrime më të larta të kripës në nj mjedis të ri.

Hulumtuesit ranë në përfundim se preferenca për më shumë kripë do të thotë se lidhja e kripës me gjetjen e partnerit dhe bërjes së seksit ishte më e fuqishme se sa lidhja e kripës dhe mos-ushqimit, duke ia atribuuar këtë neuronit që gjendet vetëm në meshkuj.

Autori kryesor i studimit Dr. Arantza Barrios tha: “Ne kemi treguar se si dallimet gjenetike dhe zhvillimore në mes të këtyre dy gjinive çon në ndryshime strukturore në trurin e krimbave meshkuj gjatë pjekurisë seksuale.”

“Këto ndryshime e bëjnë trurin e mashkullit të punojë ndryshe, duke lejuar që meshkujt të kujtojnë takimet e mëparshme seksuale dhe të prioritizojnë seksin në situatat e ardhshme,” tha ajo.

Bashkë-autori i studimit, Scott Emmons tha: “Edhe pse studimet janë kryer në krimba të vegjël, ato megjithatë na japin një perspektivë që na ndihmojnë të vlerësojmë dhe ndoshta të kuptojmë shumëllojshmërinë e seksualitetit njerëzor, orientimin seksual dhe identifikimin gjinor.” (lajmi.net)