Kjo është arsyeja pse jo të gjitha femrat arrijnë orgazmën

Arritja e orgazmës për një femër, nuk është asnjëherë e lehtë. Një studim i zhvilluar nga studiuesit e Good Samaritan Hospital në Cincinnati, Ohio (SHBA) ka zbuluar se mund të kenë ndikim edhe përmasat e vaginës kur bëhet fjalë për orgazmën.

Lifestyle

07/07/2015 13:43

Në studim u përfshin 32 femra dhe u zbulua se secila prej tyre kishte një klitor ndryshe si për nga madhësia dhe pozicioni dhe kjo gjë ndikon dukshëm në arritjen e kënaqësisë maksimale seksuale. Më saktësisht rezultoi se femrat që ndjenin më pak kënaqësi gjatë seksit kishin klitor të vogël dhe më të largët nga kanali vaginal gjë që e bënte të vështirë stimulimin e kënaqësisë.

Gjatë studimit u zbulua gjithashtu se organi gjenital ndikon edhe në zgjedhjen e pozicioneve gjatë raportit seksual, ndaj femrat preferojnë kryesisht pozicionin kauboj, pasi arrijnë më lehtësisht orgazmën.

Drejtuesja e studimit, Susan Oakley, thotë se femrat që në shtrat zgjedhin pozicione të ndryshme nga ai klasik, nuk duhen paragjykuar si agresive, por thjesht më të vetëdijshme për trupin e tyre dhe për pozicionin me të cilin arrijnë më lehtësisht orgazmën. /mapo