Kjo është arsyeja pse fusha e ‘Wembley’ dukej sikurse fushat e stadiumeve kosovare

Barcelona shënoi fitore të merituar 2:4 në ‘Wembley’ ndaj Tottenham Hotspur në Ligën e Kampionëve.

Sport

04/10/2018 10:59

Të përzgjedhurit e Ernesto Valverde janë mësuar të luajnë në një terren shumë të përshtatshëm për lojë, siç ta ofron stadiumi ‘Camp Nou’.

Të njëjtën gjë nuk iu ka ofruar ‘Wembley’, me një terren aspak të përshtatshëm me barin e fushës shumë të shkatërruar.

Kjo gjendje e terrenit sipas medieve në Angli është shkaku i meçit të fundit të Anthony Joshua me Alexander Povetkin.

Para 80 mijë tifozëve në ‘Wembley’ 10 ditë më parë, Joshua mbrojti titullin e botës në boks në peshat e rënda ndaj rusit Povetkin, dhe organizimi i këtij meçi, ka bërë që bari i stadiumit ‘Wembley’ të mos jetë siç jemi mësuar./Lajmi.net/