Kjo është arsyeja pse duhet ta shikoni patjetër ndeshjen Sigal Prishtina – KB Peja

Sigal Prishtina dhe KB Peja ndeshen sonte në derbin e Superligës së Kosovës në basketboll.

Sport

26/11/2016 12:56

Ndeshjet mes Sigal Prishtinës dhe KB Pejës janë duelet më të forta të basketbollit në Kosovë, në vitet e fundit.

Por, ballafaqimi i tyre sonte do të jetë edhe më interesant për një arsye speciale.

Drilon Hajrizi, ish basketbollist i KB Pejës është përforcim i madh i Sigal Prishtinës, përcjell “Lajmi.net”.

Andaj, pikërisht ballafaqimi i Hajrizit me ish skuadrën e tij do të jetë një arsye shtesë që të gjithë adhuruesit e basketbollit ta ndjekin duelin e madh që do të fillojë në ora 19:00.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.