Kjo është arsyeja përse Mercedes-Benz po i zëvendëson robotët me njerëz

Industria e automobilizmit në ditët e sotme është shumë e varur nga robotët ku shumica ndërtimit të veturës kryhet nga ta. Por çfarë po e shtynë Mercedes-Benz ti kthehet mënyrës së vjetër të ndërtimit të veturave?

Auto & Tek

29/02/2016 09:54

Zbuluesi i linjave moderne të prodhimit të automobilave dhe themeluesi i kompanisë Ford, Henry Ford kishte thënë për modelin T nga Ford se “klientët mund ta kenë atë në çfarëdo ngjyrë që ata dëshirojnë përderisa aj të jetë me ngjyrë të zezë”. Por, ky pohim ndoshta nuk ka qenë shume problem në fillet e industrisë së automobilizmit, por tani detajet specifike në vetura bëjnë që industria automoilistike të ketë sukses.

Mercedes-Benz duke parë opsionet e shumta dhe mundësitë e mëdha për personalizimin e modelit S-Class ka arritur në përfundim se ato detaje janë pothuajse të pamundura të kryhen nga robotët dhe se nevojitet dora e njeriut për të kryer këto personalizime komplekse, transmeton Express. Linja e prodhimit të S-Class tani do të zëvendësoj shumicën e robotëve me fuqi punëtore dhe pritet që kjo praktikë të reduktoj kohën mesatare të prodhimit të një veture nga 61 në 30 orë.

Mesa duket, Mercedes-Benz nuk beson shumë në revolucionin robotik.