Kjo është arsyeja përse ju dhembin flokët

Mbajtja e flokëve kapur bisht për një kohë të gjatë mund të shkaktojë jo vetëm rënie flokësh por edhe dhimbje të tyre.

Lifestyle

14/10/2017 20:56

Mund të tingëllojë çuditshëm, por të gjitha femrat mund ta kenë përjetuar të paktën një herë këtë gjë dhe nëse flokët i mbajnë lëshuar.

Sipas dermatologëve akumulimi i ynydrës si pasojë e moslarjes së flokëve mund të shkaktojë inflamacion të folikulave. Nëse ju vazhdoni e kruani skalpin e kokës ky i fundit do të lirojë citokina disa kimikate të vogla që do e përhapin këtë inflamacion në të gjithë kokën.

Nëse flokët i keni të larë, nuk i keni kapur bisht prej ditësh dhe sërisht ndjeni dhembje, kjo mund të ndodhë për shkak të produkteve kozmetike pasi kimikatet mund të irritojnë lëkurën e kokës. /Lajmi.net/