Kjo është arritja e radhës e Lionel Messit

Barcelona ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Mbretit, duke përmbysur 3:0 Levanten në ndeshjen e kthimit në ‘Camp Nou’.

Sport

18/01/2019 12:30

Me i merituari në këtë fitore ishte Ousmane Dembele, me dy gola të shënuara.

Në këtë sfidë, paraqitje të mirë pati edhe Lionel Messi.

Ylli argjentinas në këtë ndeshje përveç një goli, arriti edhe të asistonte për Dembelen, duke arritur 575 gola dhe 225 asistime për Barcelonën.

Duke i kombinuar të dy këto të arritura, Messi ka kontribuar në 800 gola për klubin katalan.

Kjo është vetëm një tjetër e arritur në serinë e arritjeve të shumta të Messit, i cili cilësohet si një nga futbollistët më të mirë në histori./Lajmi.net/