Kjo erëz magjike ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 56 përqind

Shafrani i Indisë, erëza ngjyre portokalli, e pasur me antioksidantë të fuqishëm dhe përbërës anti-inflamatorë, lufton radikalet e lira përgjegjëse për plakjen e organizmit.

Lifestyle

26/06/2017 11:10

Një studim i ri i kryer së fundmi botuar në American Journal of Cardiology ka zbuluar se kjo erëz aromatike mund të ulë edhe rrezikun e atakut në zemër me 56%.

Studim pas studimi, përfitimet shëndetësore të shafranit të Indisë janë vërtetuar shkencërisht ! Ajo mbron trurin, parandalon inflamimin dhe mund të ndihmojë edhe trupin të luftojë qelizat kancerogjene.

Ndonëse shafran i Indisë nuk duhet të zëvendësojë stërvitjen fizike apo medikamentet, studimet tregojnë se është në gjendje të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe të parandalojë krijimin e kolesterolit në enët e gjakut.

Studimi sugjeron marrjen e 150 mg ekstrakt të shafranit (barabartë me 25 mg kurku) çdo ditë për tetë javë për të rritur funksionet e zemrës. Në pluhurin e shafranit të Indisë, përmbajtja e kurkuminit është zakonisht 2%