Kjo e pret Iscon në “Kampionatin botëror 2018”

2018, vit shumë i rëndësishëm për Isco Alarcón.

Sport

11/11/2017 12:03

Isco do të jetë lider në fushë për Spanjën në “Kampionatin botëror 2018”.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se mesfushori i Real Madridit do të ketë rol kryesor në ekipin e selektorit Julien Lopetegui në garën e vitit të ardhshëm në Rusi.

Isco ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë këtij viti duke u shndërruar edhe në një prej futbollistëve kryesorë te skuadra e Zinedine Zidane, përcjell “lajmi.net”.

Spanja po ashtu synon t’i shfrytëzojë maksimalisht karakteristikat e tij në kërkim të lavdisë në “Botërorin 2018”. /Lajmi.net/