Kjo do të ndodhë me trupin tuaj nëse hani një vezë në ditë – Lajmi.net
Kjo do të ndodhë me trupin tuaj nëse hani një vezë në ditë
Autori: Lajmi.net FitLifestyle 13:23, 27 October 2018
Lora Iannotti dhe shokët e saj të grupit kanë kontrolluar çdo ditë familjet e fëmijëve që janë ushqyer me vezë duke parë nëse kanë ndonjë efekt anësor ose jo.

Studiuesit thonë se tek foshnjat dhe fëmijët të cilët kanë probleme me zhvillimin, një vezë në ditë mund të ndikojë pozitivisht në zhvillimin dhe zgjatjen e trupit.

Përfundimet e studimit janë publikuar në revistën Padiatrics, ndërsa vihet në dukje se studimi është kryer mbi rreth 160 fëmijë të moshës 6-9 muajsh në Ekuador.

60 fëmijëve të moshës 6 mujore, të cilat i përkisnin grupeve me të ardhura të ulëta dhe të ushqyer dobët, i është dhënë për 6 muaj me radhë një vezë çdo ditë. Në këtë mënyrë është monitoruar zgjatja dhe zhvillimi tek fëmijët përmes këtij produkti ushqyes i cili përmban hekur, zink, fosfor, proteinë, etj.

Lora Iannotti dhe shokët e saj të grupit kanë kontrolluar çdo ditë familjet e fëmijëve që janë ushqyer me vezë duke parë nëse kanë ndonjë efekt anësor ose jo.

Në fund të monitorimit, është parë që bebet që kanë konsumuar vezë kanë treguar 47 për qind më pak zhvillim të vonuar. Ndërsa fëmijët që janë ushqyer me vezë janë parë se janë më të rritur në krahasim me ditën kur nisi projekti, përcjell “Koha Jonë”.

Ndërsa thuhet se fëmijët e tjerë të cilët nuk kanë përdorur vezë çdo ditë, kanë konsumuar këtë ushqim disa herë dhe jo rregullisht si grupi tjetër.

Iannotti ka thënë se janë habitur nga ndikimi i vezës tek zhvillimi i fëmijëve. “Është e mrekullueshme të shohësh që një ushqim kaq lehtë i aksesueshëm dhe me kosto të ulët ndikon kaq mirë, veçanërisht tek fëmijët me probleme dhe mungesë ushqimi”, është shprehur ajo në vijim të fjalës së saj.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO