Kjo do të ju bëjë që ta përdorni më pak celularin

Nëse edhe ju si shumica e njerëzve në botë, jenë të dhënë pas Whatsapp, Facebook, Instagram ose Twitter, ndoshta duhet të mendoni edhe një herë para se t'i përdorni tepër.

Lifestyle

26/09/2014 21:51

Sipas një studimi të fundit, përdorimi i celularëve dhe njëkohësisht puna e madhe me shumë aplikacione në të, mund të bëjë që të ndryshohet struktura juaj e trurit, transmeton Lajmi.net.

Duke përdorur rregullisht pajisje të ndryshme teknologjike në të njëjtën kohë ju zvogëlohet densiteti i qelizave nervore në një pjesë të veçantë të trurit, gjetën shkencëtarët.

Mund të ketë gjithashtu një lidhje në mes të përdorimit të tepërt të celularit dhe depresionit e ankthit.

Neuroshkencëtari Kapkee Loh nga Universiteti College në Londër tha: “Përdorimi i tepërt i celularit është duke u bërë shumë i përhapur në jetën tnë dhe janë rritur shqetësimet në lidhje me ndikimet e tij në njohjen tonë sociale-emocionale dhe mirëqenien tonë. Studimi ynë ishte i pari për të zbuluar lidhjet në mes të “punëve të tepërta” me celularë dhe strukturës së trurit”.

Një grup prej 75 vullnetarësh iu nënshtruan rezonancës magnetike funksionale (fMRI) të trurit pasi që u pyetën në lidhje me përdorimin e tyre të pajisjeve teknologjike, duke përfshirë telefonat celularë, kompjuterët dhe TV-të, transmeton Lajmi.net.

Ata që raportuan më shumë kohë në këto pajisje kishin më pak qeliza nervore në një rajon të trurit të quajtur “Lëvorja cingulate e përparme” (ACC).

ACC është e përfshirë në rregullimin emocional dhe në një varg të funksioneve mendore, duke përfshirë edhe atë të marrjes së vendimeve.

Hulumtimi, i botuar në revistën e internetit “Bibloteka Publike e Shkencës”, ofron më shumë dëshmi që pajisjet elektronike kanë efekt negativ në tru.

Shkencëtarët tani e dinë se përdorimi i këtyre pajisjeve qysh në fëmijëri bën që truri të mbetet shumë “plastik” gjatë gjithë jetës, transmeton Lajmi.net.

Rrugët nervore dhe lidhjet mund të ndryshojnë nën ndikimin e sjelljes, emocioneve dhe mjedisit, ose si rezultat i ndonjë lëndimi.

Studime të tjera kishin treguar se trajnime të veçanta, si të mësuarit për të mashtruar ose për të mësuar pjesë të rrugëve të qytetit, mund të rrisë rëndësinë e densitetit “gri” në tru.

Edhe pse është e mundshme që individët me ACC të vogël janë më të dyshimt ndaj situatave për shkak të aftësisë së dobët të kontrollit të njohjes apo rregullimeve sociale-emocionale, është po aq e besueshme që nivelet më të larta të ekspozimit ndaj pajisjeve elektronike çon në ndryshime strukturore të ACC, përfunduan shkencëtarët.