Kjo do të jetë skuadra e re e Donnarummas

Gianluigi Donnarumma edicionin tjetër do të luaj në Real Madrid.

Sport

17/06/2017 16:14

Ky është lajmi i fundit që vjen nga mediet italiane, që shprehen të sigurta që 18 vjeçari ka vendosur tashmë për të ardhmem.

Donnarumma dy ditë më parë, ka refuzuar përfundimisht ofertën e Milanit për vazhdimin e kontratës, duke kërkuar largimin.

Do të jetë Real Madrid, skuadra e re e 18 vjeçarit sipas medieve në Itali, përcjell lajmi.net.

Donnarumma do të zëvendësojë Keylor Navasin, i cili me shumë mundësi mund të futet në këtë marrëveshje për t’u transferuar te Milani./Lajmi.net/