Kjo do të jetë agjenda e Kombëtares së Kosovës për Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë edhe dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport

12/11/2018 18:03

“Dardanët” do të përballen fillimisht me Maltën ( në udhëtim), për tu rikthyer në “Fadil Vokrri” për ndeshjen ndaj Azerbajxhanit, shkruan lajmi.net.

Kosova aktualisht është lidere e grupit të katërt në Ligën D. Azerbajxhani është kundërshtari kryesorë, që renditet në vendin e dytë.

Para këtyre sfidave jetike për Kosovën, FFK ka njoftuar edhe për agjendën e skuadrës

Agjenda do të jetë si vijon: /Lajmi.net/

12 nëntor
ora 18:00 – Stërvitja në stadiumin “Fadil Vokrri”

13 nëntor
ora 17:00 – Stërvitja në stadiumin “Fadil Vokrri”

14 nëntor
ora 11:00 – Stërvitja në stadiumin “Fadil Vokrri”
ora 18:00 – Stërvitja në stadiumin “Fadil Vokrri”

15 nëntor
ora 10:00 Fluturimi për Valeta
ora 18:00 Stërvitja në Valeta

16 nëntor
ora 18:00 Stërvitja në Valeta

17 nëntor
ora 18:00 Ndeshja Maltë – Kosovë

19 nëntor
ora 18:30 ora 18:00 Stërvitja në stadiumin “Fadil Vokrri”

20 nëntor
ora 20:45 Ndeshja Kosovë – Azerbajxhan