Kjo dietë është shumë efektive për humbje të peshës – Lajmi.net
Kjo dietë është shumë efektive për humbje të peshës
Autori: Lajmi.net FitLifestyle 11:47, 1 May 2018
“Dieta e astronautëve” mund të na ndihmojë të përshpejtojmë metabolizmin dhe njëkohësisht të humbim peshë.

 

Mos u shqetësoni, nuk keni nevojë të shkoni në hapësirë për të ndjekur këtë dietë, transmeton Klan Kosova.

Vetëm ndiqni udhëzimet e mëposhtme dhe do të filloni të ndjeheni aq lehtë sa do të ndiheshit në gravitet zero!

Por si funksionon kjo dietë?

Astronautët e vërtetë nuk e përdorin këtë dietë, por vetëm ata që e kanë durimin e astronautëve do të jenë në gjendje ta ndjekin këtë dietë, për shkak të numrit të madh të ushqimeve që duhet të heqin dorë.

Dieta e astronautëve bazohet në produktet e proteinave. Fibrat dhe karbohidratet minimizohen dukshëm.

Gjithashtu, do t’iu duhet të ulni numrin e kalorive që konsumoni gjatë ditës.

Falë sasisë së lartë të proteinave që do të hani, kjo dietë kontribuon në humbjen e shpejtë të peshës pa shkaktuar dëmtim të muskujve.

Reduktoni këto ushqime:

Lëngjet e gazuara dhe ato të frutave

Pijet alkoolike (kryesisht sepse përmbajnë sheqer)

Kripën dhe sheqerin

Orizin dhe pastat

Bukën dhe drithërat tjera

Produktet e tymosura të mishit

Patatet, karrotat, panxharin

Hani më shumë këto ushqime:

Këpurdhat

Vezët

Mish peshku dhe pule

Domatet dhe trangujt

Lakrën

Brokolin, lulelakrën dhe perimet e gjelbra

Kungullin

Sallatat

Djathin

Qumësht soje ose bajamesh

Produkte tjera që nuk janë në listën e “ushqimeve të ndaluara”

MENYJA

Mëngjesi: Dy vezë të ziera + 1 filxhan kafe pa sheqer dhe qumësht

Dreka: Gjysmë pule me madhësi mesatare me gjysmë litri lëng të pulës (në të cilin pula është gatuar) + sallatë me domate dhe kërpudha + një gotë qumësht soje ose kafe të zezë.

Zamra: 1 filxhan lëng portokalli ose çaji të gjelbër

Darka: 1 gotë qumësht soje, mish peshku ose pule, 150 gramë gjizë

SHËNIM I RËNDËSISHËM:

Mos i injoroni vitaminat dhe mineralet.

Gjithashtu, sigurohuni që të ecni ose vraponi çdo ditë dhe të pini shumë ujë (deri në 2 litra në ditë).

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO