Kjo deklaratë e Simeones mund ta ndryshojë të ardhmen e Vrsaljko

Në Itali këto ditë është shkruar shumë për transferimin e Sime Vrsaljko te Interi.

Sport

29/07/2018 23:34

Raportohej se Interi ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për transferimin e mbrojtësit kroat, për të cilin do t’i paguante skuadrës spanjolle deri në 25 milionë euro.

Por, vështirë të besohet në finalizimin e këtij transferimi pas kësaj deklarate të fundit të trajnerit të Atletico Madridit, Diego Simeone.

Trajneri argjentinas ka thënë se Vrsaljko ka bërë një botëror të mirë në Rusi, dhe se është lojtar shumë i rëndësishëm në formacionin e tij.

“Jam shumë i kënaqur me Vrsaljko. Ai luajti mirë në Kupën e Botës, ishte i pabesueshëm dhe mori vendime të rëndësishme në shumë situata”, deklaroi Simeone.

“Unë jam i kënaqur me suksesin e tij, dhe shpresoj që sezonin e ardhshëm ta vazhdojë me ne, sepse është pjesë e rëndësishme e ekipit”./Lajmi.net/