Kjo deklaratë e “çmendur” e Shaqirit, pritet të shpallet më e mira e vitit

Xherdan Shaqiri është në garë për të fituar çmimin e deklaratës më të mirë të vitit.

Sport

15/09/2016 18:29

Kosovari i Zvicrës është nominuar nga Akademia Gjermane për Kulturën e Futbollit, për një deklaratë që ai e kishte dhënë në “Euro 2016”.

Pas shqyerjes së fanellave të lojtarëve të Zvicrës (të cilat i prodhon Puma) në ndeshjen ndaj Francës, Shaqiri kishte thënë: “Shpresoj që Puma të mos prodhojë prezervativë”, përcjellë “Lajmi.net”.

Kjo deklaratë e Shaqirit kishte bërë bujë të madhe gjatë Kampionatit Evropian.

Kësisoj, ai i ka gjasat më të mëdha ta fitojë këtë çmim.

YouTube player

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.