Kjo bukuroshe flirtoi me “shqiptarin më të urryer në botë” dhe… (Foto)

Të gjesh dashurinë nuk është e lehtë, sidomos kur të quajnë njeriun më të urryer në botë.

Fun

06/10/2015 16:54

Megjithatë shqiptari Martin Shkreli tentoi duke u futur në Tinder, një faqe e njohur për lidhjet mes çifteve.

Shkreli, pasi bleu të drejtën për një ilaç të quajtur Daraprim, e rriti çmimin e ilaçit të HIV/AIDS nga 13 dollarë në 750 dollarë për tabletë.

Një gazetare njujorkeze, e quajtur Eve Peyser, nisi të flirtojë me të dhe zhvilloi një bisedë interesante.

“Hej Martin, ke bërë ndonjë gjë gallatë sonte”, e pyet ajo.

“Akoma jo,” i përgjigjet ai.

“DTGMAD”, i shkruan sërish ajo.

Shkreli e pyet se çfarë do të thotë kjo dhe ajo i përgjigjet se është shkurtimi: “A do më japësh ndonjë ilaç për AIDS”.

“Haha, shpresoj të mos kesh nevojë,” i shkruan ai.

Ndërkohë i pyetur se si ndjehet pas këtij trajtimi nga media, Shkreli shpjegon se media nuk ka qenë e kujdesshme në raportim.

Ai thotë se e ka rritur çmimin e ilaçit kaq shumë për një qëllim tjetër.

“Kjo sëmundje (SIDA) është anashkaluar nga kompanitë e ilaçeve pasi nuk sjell përfitime për ta. Vetëm disa mijëra njerëz e marrin ilaçin. Prej 70 vitesh nuk kanë gjetur asnjë ilaç. Ne do e zgjidhim këtë. Askush nuk do mbetet pa e marrë ilaçin”.

Ajo e pyet: “Pra, duke rritur çmimin, kompanitë e sigurimit do mbulojnë kostot shtesë dhe duke rritur çmimin, këto para do vihen sërish në shërbim për kërkime shkencore?”

“Diçka e tillë,” përgjigjet ai./mapo

Martin Shkreli 2Martin Shkreli 3Martin Shkreli 4Martin Shkreli 5Martin Shkreli 6Martin Shkreli 7Martin Shkreli 8