Kjo Audi është më e shpejta në botë

S8 e quajtur "Talladega R" është gati për të debutuar në Geneva Motor Show me një pamje që se kemi parë kurrë.

Auto & Tek

29/02/2016 15:18

Kjo është makina më e fuqishme në botë MTM S8(Sedan) e cila është maskuar, dhe është ndërtuar me porosi për aerodinamik, e cila përmirëson stabilitetin në shpejtësi të lartë.

Audi S8 Talladega R by MTM

Pjesët me porosi në të përfshijë një spoiler para me fole të karbonit, anësore të reja, një diffuser karboni mbrapa etj. Ajo ulet në rrota prej 22 inçësh, dhe ka frenat me përmasa të plota nga qeramika e karbonit .

Audi S8 Talladega R by MTM

Audi S8 ka një motor biturbo 4.0L V8, ky motor është i aftë për të prodhuar 802 kuaj fuqi (590 kilovat). Fuqia vazhdon të kanalizohen në sistemin “quattro” ku fuqia shpërndahet në të gjitha rrotat me ndihmën e një transmision automatik me tetë shpejtësi.

Audi S8 Talladega R by MTM

Audi S8 është i aftë për të arritur nga 0 deri në 100 km/h për në vetëm 3.1 sekonda, ndërsa 0-124 mph (0-200 km/h) është arritur në më pak se 10 sekonda.

Audi përmend udhëtimin nga 0 deri në 186 mph (300 km/h) ku është kryer në më pak se 29 sekonda para se MTM S8 Talladega R të arrijë shpejtësinë maksimale në 217 mph (350 kmh).

Automjeti do të prezantohet të martën në Geneva Motor Show 2016, Audi S8 Talladega R kushton 242.962 dollar (222.249 €uro).