Kjo 97-vjeçare është dëshmi se mosha nuk është asgjë

Duket se të bësh joga nuk ka kufizime në moshë, dhe një 97-vjeçare është dëshmia e qartë.

Lifestyle

24/02/2018 12:35

Tao-Porchon Lynch lindi nga babai indian dhe nëna franceze. Ajo u rrit në Indi dhe filloi të praktikonte jogan kur ishte 8 vjeçe.

Ajo tani jeton në Nju Jork, ku zgjohet çdo mëngjes në ora 5 për t’i mësuar jogan studentëve të saj të moshave të ndryshme, transmeton Gazeta Express.

“Kur isha 8 vjeçe, pashë një grup meshkujsh duke performuar pozita të çmendura në një plazh në Indi. Halla më tha se duke qenë se jam vajzë, joga nuk ishte për mua. Por, unë dëshiroja ta bëja de i thash, “Nëse djemtë mund ta bëjnë atë, edhe unë mundem”.

Ajo thotë se joga është bashkimi i mendjes, trupit dhe shpirtit. “Është si natyra, çdo gjë reciklohet vazhdimisht. Kam zbuluar se mund ta shëroj veten nëse bëj çfarë bën natyra. Më ka larguar gjithmonë stresin dhe më ka ndihmuar t’i kaloj krizat”, thotë ajo.