Kitaroviq: Kroacia nuk do të ndërhyjë në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, gjatë ditës së sotme ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet të mbështeten në rrugën e tyre evropiane.

Lajme

08/10/2018 21:15

Presidentja kroate po ashtu ka thënë se Kroacia nuk do të ndërhyjë në dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, përcjell lajmi.net.

“Në bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës, Kroacia nuk do të ndërhyjë, por do të ndjekë dhe inkurajojë ata”, tha Grabar Kitaroviq në Zagreb pas bisedimeve me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Këto komente Kitaroviq i bëri pas takimit që pati me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. /Lajmi.net/