Kitaroviq fton Trumpin për vizitë në Kroaci

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka bërë të ditur sot se ka ftuar presidentin amerikan Donald Trump për vizitë në Kroaci dhe tha se ai mundet njëkohësisht të vizitojë edhe Slloveninë.

Bota

06/07/2017 21:07

 

“Kemi biseduar për Slloveninë me iniciativën time. Çmojmë faktin se SHBA kanë qëndrim neutral për këtë çështje. Kam ftuar Trumpin për të vizituar Kroacinë. Mund ta vizitojë Slloveninë dhe Kroacinë njëkohësisht”, tha Kitaroviq pas përfundimit të samitit Iniciativa e tri deteve në Varshavë, transmetojnë mediat kroate.