Kitara më e vogël në botë

E quajtur FretPen, pajisja është kitara më e vogël e krijuar ndonjëherë. Ajo është e lidhur me aplikacionin e saj të veçantë për të krijuar tinguj të ndryshëm muzikor.

Auto & Tek

04/05/2014 19:57

Një celular i mençur është i lidhur me këtë kitarë të vogël përmes Bluetooth për të krijuar tinguj të ndryshëm, nga tinguj të pastër akustik e deri në tinguj të rëndë dhe të zhurmshëm.

Përderisa kitara ka vetëm një tel aktual, përdoruesit e saj duhet të luajnë në mënyrë të drejtuar kah trupi për të lëvizur nëpër vargje e cila nuk është e vështirë për një kitarist.

Edhe pse FretPen është shumë e vogël për të krijuar vibracione aktuale nga teli – elektronikët në trupin e saj njohin pozicionet e gishtave tuaj menjëherë – materialet e jashtme të saj e bëjnë atë të duket si një kitarë e vërtetë elektronike.

Trupi i kitarës është i bërë nga druri dhe çeliku.

Shikoni videon më poshtë për më shumë: