Kishte lidhje me ISIS, arrestohet në Malajzi pedagogu shqiptar

Policia malajziane ka arrestuar sot 8 persona pasi dyshohet se kanë lidhje me celulën terroriste të ISIS. Mes 8 të prangosurve, është edhe një shqiptar, me profesion pedagog në një universitet publik në Shqipëri.

Lajme

07/10/2017 20:31

Pesë nga militantët, raporton “Russai Today” që kanë lidhje me grupin Abu Sayyaf (ASG), me bazë në Filipine, u ndaluan pas një aksioni të madh në tre shtete”, – tha një inspektor i policisë vendase në Malajzi.

Ky i fundit tha se një 35-vjeçar shqiptar, i cili është lektor në një universitet publik në Shqipëri, është arrestuar gjithashtu në Selangor më 1 tetor. “Sipas hetimeve doli se ai ka lidhje me militantët e Shtetit Islamik jashtë shtetit,” tha ai.