Kishte humbur çdo shpresë për jetë, e befason klubi i njohur nga La Liga (FOTO)

Futbolli vazhdon të sjellë histori të jashtëzakonshme të personave të ndryshëm.

Sport

28/10/2016 22:25

Një rast shumë prekës vjen nga Spanja. Një i pastrehë kishte tetë muaj që flinte në hyrje të stadiumit ‘Muncipal de Anoeta’ të Real Sociedadit me qenin e tij.

Dhe kur ai kishte humbur të gjitha shpresat për një jetë më të mirë, një surprizë i ka ardhur pikërisht nga skuadra e Real Sociedadit, përcjell ‘Lajmi.net’.

Atij i është ofruar një kontratë pune për dy muaj nga klubi për të ruajtur stadiumin.

“Kisha filluar të mendoj se njerëzit e mirë nuk ekzistojnë. Pas kaq shumë dështimesh kisha humbur çdo shpresë. Megjithatë, njerëzit e Sociedadit treguan humanitet të madh, dhe i falënderoj nga zemra”, ka deklaruar Ruben.

gjujs

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.