Kisha i “bie në qafë” Vuçiqit, tha se pavarësia e Kosovës është e vulosur – Lajmi.net
Kisha i “bie në qafë” Vuçiqit, tha se pavarësia e Kosovës është e vulosur
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 20:38, 17 May 2018
Pak ditë më parë, në një intervistë për mediat serbe, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi se Beogradi e ka vulosur vetë pavarësinë e Kosovës me veprimet e kryera e ndërmarra ndër vite.

Deklarata u prit me reagime të ndryshme në vend, kryesisht negative, por Kisha Ortodokse serbe e çon përtej negativitetit reagimin e saj.

Një grup klerikësh kanë reaguar ashpër ndaj presidentit të tyre, duke e akuzuar madje deri për “tradhti të lartë”.

“Çdo kompromis me Kosovën që do të çonte në pavarësinë e saj është tradhti e lartë për popullin serb,”, deklaroi ish-peshkopi i Hercegovinës, Atanasije Jevtiq.

Drejtuesi i kishës serb në Mal të Zi u tregua me diplomat.

“Koha na ka sjellë njerëz që mendojnë se janë udhëheqës, por ata nuk e dinë që mbretëria e qiellit është i vetmi realitet në këtë botë. Përkundër udhëheqësve, serbët në Kosovë e kanë kuptuar këtë, prandaj kanë mbijetuar”, deklaroi Amfilohije.

Zyrtarisht Serbia është një shtet laik, por kisha ka një ndikim të madh në vendimmarrje dhe raportet e fundit ndërkombëtare kanë lëshuar alarmin se ky ndikim është përforcuar vitet e fundit.

Fjalët kyçe: Kisha, Kosova, Serbia, Vucic

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play iStunt 2
  • Play Bike Rivals
  • Play Urban Basketball