Kisha ende po heton ‘vajtimin’ e statujës së Virgjëreshës Mari

Dioqeza katolike e Las Cruces vazhdon të hetojë një skulpturë të Virgjëreshës Mari në një kishë që duket se po vajton.

Fun

18/07/2018 20:48

Skulptura, e cila qëndron në Kishën Katolike të Zonjës së Guadalupe, ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën, pasi vizitorët për herë të parë panë lotët e saj.

Peshkopi Oscar Cantu i dioqezës tha të premten se një mostër e lëngut të mbledhur nga skulptura u dërgua për analiza kimike dhe u konstatua se ishte vaj ulliri, njoftoi Las Cruces Sun-News.

“Disa nga dëshmitarët pohuan se kishte erë të trëndafilave, kështu që diçka e ngjashme me vajin që bekoj dhe shenjtëroj çdo vit që përdorim për pagëzim, për konfirmime dhe për ordinimin e priftërinjve”, tha Cantu.

Ky fakt nuk përjashton që ngjarja të konsiderohet një mrekulli e kishës. Por një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse ka pasur një shkak natyror prapa lëngut të gjetur në skulpturën e bronzit, tha Cantu.

Dioqeza shqyrtoi edhe brendësinë e statujës dhe nuk përcaktoi asgjë të parregullt, tha Cantu.