Kirurgjia e Përgjithshme e Spitalit Amerikan, kryen operacione me teknologji të fundit

Kirurgjia e Përgjithshme është nga departamentet më të rëndësishme të Spitalit Amerikan. Ekipi i këtij departamenti përbëhet nga: Assoc. Prof. Dr. Ugur Gozalan- shefi i departamentit , Dr. Sabri Tmava Mr.sci dhe Dr. Ilir Fazliu Mr.sci.

Lajme

25/01/2017 08:33

Të gjitha operacionet në këtë departament realizohen me aparatura dhe teknologji të fundit, në salla operative me kushte moderne. Operacionet laparaskopike realizohen me teknologjinë më të fundit, me aparaturë laparaskopike HD (high definition) dhe pamjet filmike gjithmonë regjistrohen. Si në operacionet klasike , ashtu edhe në ato laparaskopike përdoren “high energy surgical devices”, të cilat e shkurtojnë shumë kohën e operacionit.

Stapleret që përdoren në operacione të caktuara, përdoren nga firma të njohura botërisht të shëndetësisë (Auto-suture dhe Eticon). Gjithashtu, edhe suturat dhe materialet prostetike përdoren vetëm nga firmat e njohura dhe të miratuara botërisht për këto produkte.

Në Departamentin e Kirurgjisë së përgjithshme në Spitalin Amerikan, përveç transplantimit si pasojë e mungesës së hapësirës ligjore, realizohen të gjitha operacionet e mëdha dhe specifike që realizohen në shtetet e zhvilluara dhe në qendrat e mëdha kudo në botë.

Departamenti i Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Amerikan është qendra private më e rëndësishme në Kosovë për Kirurgjinë Onkologjike dhe Kirurgjinë Laparaskopike e cila ofron shërbim me sistemin 24h/7 ( 24 orë /7 ditë në javë ).

spi

Në këtë departament realizohen shumë operacione të ndryshme të cilat në spitalet e tjera në Kosovë dhe rajon nuk mund të kryhen.

Disa nga operacionet që kryhen vetëm në Spitalin Amerikan janë: Kirurgjia e Kancerit të Ezofagut, Hernia Hiatale – Sëmundja e Refleksit Gastroezofagial, Kirurgjia Laparaskopike e Kancereve, Kirurgjia Bariatrike (Kirurgjia e Obezitetit).

REFLUKSI GASTROEZOFAGIAL

Kirurgjia shumë rrallë është e nevojshme për hernine hiatale. Por për sëmundjen e refluksit gastroezofagial në disa raste kirurgjia është e nevojshme. Në ditët e sotme në operacionet që bëhen për sëmundjen e refluksit gastroezofagial, Laparaskopia është standardi i artë.

Për herë të parë në Kosovë dhe Shqipëri,  kirurgjia anti-refluks është realizuar në Spitalin Amerikan.

“Në spitalin tonë të gjitha kirurgjitë për sëmundjen e refluksit gastroezofagial janë realizuar në mënyrë laparaskopike. Spitali Amerikan është qendra unike ku mund të kryhet kirurgjia laparaskopike anti-reflekus”- thotë  Dr. Ugur Gozalan, Shef i Kirurgjisë në Spitalin Amerikan.

KANCERI I LUKTHIT

Për trajtimin e kancerit të lukthit  zbatohen protokollet e Amerikës dhe Europës.  Për çdo pacient para operacionit bëhet staging radiologjik dhe vetëm pacientët me potencial kurimi operohen. Për pacientët me sëmundje lokalishtë të avancuar, sipas vendimit të konziliumit onkologjik, fillimisht jepet kemoterapi neoadjuvante dhe më pas kirurgji. Spitali Amerikan ka eksperiencë të rëndësishme në trajtimin e kancerit të lukthit.

“Për trajtim kirurgjikal të kancerit të lukthit nevojitet një qasje sipas kirurgjisë onkologjike. Tek të gjithë pacientët me potencial kurimi realizohet D2 Diseksion i nyejve linfatike”, sqaron më tej Dr. Gozalan.

KANCERI I KOLONIT DHE REKTUMIT

Në kancerin e kolonit dhe rektumit suksesi i kirurgjisë është një ndër elementet që përcakton jetëgjatësinë dhe mundësinë e pacientit për të shpëtuar nga sëmundja. Të gjitha rastet me kancer të rektumit diskutohen në konziliumin onkologjik dhe pacientet me kancer lokalisht të avancuar trajtohen fillimisht me kemoterapi neoadjuvante dhe më pas operohen. Ekipi i Repartit të Kirurgjisë së Përgjithshme të Spitalit Amerikan ka një eksperiencë shumë të mirë në kirurgjinë e kolonit dhe rektumit.

Spitali Amerikan është e vetmja qendër private shëndetësore ku kryhet kirurgjia Laparaskopike e kancerit të Kolonit dhe Rektumit në Kosovë. Të gjitha rastet e kancerit të kolonit dhe rektumit operohen sipas standardeve botërore.

KIRURGJIA BARIATRIKE

Në ditët e sotme në kirurgjinë bariatrike standardi i artë është kirurgjia laparaskopike.  Spitali Amerikan është e vetmja qendër spitalore ku mund të bëhet Kirurgjia Bariatrike Laparaskopike. Aplikohet operacioni Sleeve Gastrektomi për zvogëlimin e lukthit.  Suksesi në Kirurgjinë Bariatrike Laparaskopike në Spitalin Amerikan është maksimalisht i lartë.

Sëmundjet e ezofagut (tubit të ushqimit) ndahen në dy grupe: kanceri i ezofagut dhe sëmundjet benigne të ezofagut. Spitali Amerikan është e vetmja qendër private në Kosovë ku realizohet Kirurgjia e Kancerit të Ezofagut. Trajtimi kirurgjik i kancerit të ezofagut në klinikën tonë realizohet trans-hyatal (metoda Orringer) ose me torakotomi (Ivor-Leëis).

PROCEDURA ERCP

Në spitalin Amerikan të gjitha kolecistektomitë bëhen në mënyrë laparaskopike.  Spitali Amerikan është qendra e vetme në Kosovë ku mund të bëhet rezeksioni i mëlçisë dhe Ëhipple, gjithashtu është qendra e vetme private ku përformohet ERCP.

ERCP është procedurë endoskopike-kirurgjikale, diagnostike dhe terapeutike me anë të së cilës arrihet vizualiteti i rrugëve bilare dhe pankreatite, diagnoza e saktë dhe trajtimi endoskopik i sëmundjeve bilare dhe pankreatite.

Dr.Sabri Tmava nga viti 2012 ka aplikuar procedurën ERCP në Spitalin Amerikan Prishtinë dhe Tiranë.

“Kolangiografia endoskopike retrograde është procedure shumë e dobishme dhe e pazëvendësueshme që aplikohet në diagnostifikimin dhe trajtimin e gjendjeve të ndryshme patologjike të rrugëve bilare dhe pankreatike. Bashkë me kolecistektominë laparaskopike paraqesin procedurat endokirurgjike plotësuese me njëra-tjetrën, standarde të arta në trajtimin e kalkulozës së kolecistës dhe koledokolitiazës”- sqaron më tej Dr.Sabri Tmava – Kirurg në Spitalin Amerikan.

Të gjithë pacientët të cilët kanë marrë shërbime shëndetësore janë ndarë shumë të kënaqur nga trajtimi dhe profesionalizmi i mjekëve kirurgë të këtij spitali.