Kirurgjia e Fëmijëve bëhet me ultrazë të ri pas 18 viteve, ministri Ismaili publikon fakte rrëqethëse – Lajmi.net
Kirurgjia e Fëmijëve bëhet me ultrazë të ri pas 18 viteve, ministri Ismaili publikon fakte rrëqethëse
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 13:52, 14 September 2018
Kirurgjia e Fëmijëve është bërë me ultrazë të ri, modern, pas 18 viteve pas luftës.

Për afro dy dekada, kjo klinikë është shërbyer me një ultrazë të vjetër, dhe jo funksional të cilin edhe mund ta shihni më poshtë në fotografi.

Nga sot, në këtë klinikë do të ofrohen të gjitha shërbimet diagonistike për fëmijët pasi që aty ka nisur të punohet me ultrazërin e ri.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili.

“Fotografi që nuk duan shumë fjalë. I pari është ultrazëri i vjetër me të cilin është shërbyer Kirurgjia e Fëmijëve për 18 vite, ndërsa i dyti ultrazëri i ri që kemi blerë për këtë klinikë. Krahasimin bëjeni ju. Fëmijët tanë tani do të mund të marrin të gjitha shërbimet diagnostike në këtë klinikë. Urime të gjithëve”, ka shkruar ministri Ismaili. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO