Kirurgia e Angelina Jolie jep këshilla për mposhtjen e kancerit

Aktorja e njohur e Hollywood-it, Angelina Jolie, është përballur gjatë kohë me betejën e saj kundër kancerit të gjirit.

Lifestyle

17/09/2018 19:05

Kjo lloj sëmundje prek pothuajse një në tetë femra, ndërsa aktorja Jolie, përmes mjekes së saj personale ka zgjedhur të jap disa rekomandime për pacientet të cilat kanë një problem të tillë shëndetësor, transmeton Klan Kosova.

Një gjë të tillë ka pranuar ta bëjë kirurgia, Dr. Kristi Funk.

1.Konsumoni çdo ditë perime të familjes së lakrës: Këtu përfshihet lulelakra, brokoli, kale dhe lakra që janë të gjitha të jashtëzakonshme për shëndetin e gjirit.

2.Konsumoni më shumë fruta pylli të pasura në antioksidues: Luleshtrydhet, boronicat, manaferrat janë të gjitha të pasura në antioksidues dhe lëndë ushqyese. Këto fruta pylli janë shpëtuesit ndaj radikaleve të lira, prandaj, besojeni ose jo, ato mund të shkaktojnë vetëvrasje të qelizave kancerogjene.

3.Përdoreni më shumë shafranin e Indisë: Shafrani i Indisë është një “super-ushqim” për shëndetin e gjirit. Mjekja Funk rekomandon që ta shtoni atë në lëngje të ndryshme.

4.Konsumoni më shumë nga një frut indian (Gooseberry): Ky frut, që shitet së shumti si “pluhuri AMLA”, ka përmbajtjen më të lartë të antioksiduesve.

5.Konsumoni më shumë kërpudha: Kërpudhat janë gjithashtu një burim i mirë i lëndëve ushqyese kur bëhet fjalë për parandalimin e kancerit.

6. Konsumoni më shumë produkte të sojës: Për vite me radhë, mjekët, përfshirë edhe Funk, u kanë kërkuar pacienteve me kancer gjiri të shmangnin sojën. Por që nga viti 2009, megjithatë, studime të reja kanë treguar përfitimet e produkteve të sojës, përfshirë tofun, qumështin e sojës etj.