Kirk Douglas feston ditëlindjen e 102-të

Kirk Douglas feston ditëlindjen.

ShowBiz

12/12/2018 08:09

Legjenda e filmit Kirk Douglas është dukur në formë, ndërsa u shfaq pranë gruas së tij Anne Buydens, 99-vjeçare.

Ata po festonin ditëlindjen e 102-të të aktorit të njohur. Legjenda e botës së filmit është shfaqur pranë gruas së tij në oborrin e shtëpisë në Beverly Hills. Kirk ngjante i lumtur ndërsa bisedonte me të ftuarit në ditëlindjen e tij.

Nusja e tij, njëkohësisht aktorja e njohur Catherine Zeta Jonës në urimin e saj të ditëlindjes e ka quajtur aktorin “burrin më të bukur në botë”.

Catherine është e martuar me djalin e Kirk, Michael Douglas dhe së bashku kanë tre fëmijë./lapsi/