Kino Lumbardhi në fokus të institucioneve

Në holl të kinemasë u mbajt takimi i parë i palëve ku u diskutua rreth procesit të funksionalizimit të Kino Lumbardhit.

ShowBiz

04/05/2016 14:02

Në takimin e thirrur nga Fondacioni Lumbardh morën pjesë udhëheqës dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme si:  CHwB Kosova, Dokufest, EC Ma Ndryshe, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve, Këshilli i Qendrës Historike të Prizrenit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe QRTK Prizren.

Gjatë takimit u prezantua puna e deritanishme e Fondacionit Lumbardhi, gjendja aktuale e kinemasë dhe u diskutuan çështjet si pronësia, funksionet, projektimi dhe aspektet teknike, komunikimi i procesit dhe faza tjera të rëndësishme që çojnë deri në funksionalizim të kinemasë. Në këtë takim u krijuan grupet punuese të cilat do të punojnë në pikat përkatëse drejt hartimit të procesit.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte gjetja e një modaliteti të bashkëveprimit mes organizatave dhe institucioneve drejt një procesi efikas dhe transparent, në frymën e Iniciativa për Mbrojtjen e Kino Lumbardhit, ku qytetarë, organizata dhe institucione publike në forma të ndryshme marrin pjesë në proces dhe bashkërisht ia kthejnë qytetit Kino Lumbardhin./kultplus