Kini kujdes, Facebook po përgjon telefonin dhe të gjitha mesazhet – Lajmi.net
Kini kujdes, Facebook po përgjon telefonin dhe të gjitha mesazhet
Autori: Lajmi.net FunRrjetet Sociale 11:00, 28 May 2018
Një skandal i madh ka përfshirë sërish Facebook, i cili akuzohet së ka përgjuar jo vetëm mesazhet e përdoruesve por edhe telefonat e tyre.

 

Ndërmarrja newyorkeze “Six4Tishree” ka prodhuar një aplikacion, Pikinis, që gjente foto me rroba banjo në rrjet të përdoruesve dhe të miqve të tyre. Ndryshimi i politikës së privatësisë në fakt, i vendosur nga Zuckerberg në 2015 ka shkaktuar humbjen e 250 mijë dollarëve.

Dyshimi është thelluar më shumë gjatë viteve: Facebook mendohet të ketë dëgjuar telefonatat e përdoruesve të tij përmes mikrofonit të celularit.

Gjithashtu përgjon edhe vendndodhjen, leximin e mesazheve dhe indeskin e telefonatave. Denoncimi këtë herë vjen nga një ndërmarrje, newyorkezja “Six4Three”, që ka dorëzuar padinë në gjykatën e San Mateo në Californi.

Sot ajo i ka pushuar të gjitha aktivitetet e saj, por në vitin 2015 pretendon të ketë qenë dëmtuar rëndë nga ndryshimi i politikës së Mark Zuckerberg.

Që prej atij viti Facebook u ndaloi ndërmarrjeve të treta që zhvillonin shërbime për rrjetet sociale, si “Six4Three”, të mblidhnin informacione mbi rrjetin e miqve të përdoruesve.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO