Kindebueno torte (Receta)

Receta fantastike dhe shumë e shijshme.

Lifestyle

22/03/2016 05:35

Përbërësit:

Peta të gatshme
1 krem vanilje
1 krem çokollatë
4-dl qumësht
1 lugë sheqer vanilje
3-dl krem pana
1 lugë nutella
Lajthi të bluara
Çokollata KinderBueno

Përgaditja:

Marrim të dy kremat, të vaniljes dhe çokollatës dhe i qesim në dy enë. Në të dy enët hedhim nga 2-dl qumësht dhe i përziejm deri sa të trashen dhe pastaj u hedhim nga 1.5-dl krem pana dhe i përziejm deri sa të marrin trajtën e kremit. Kremit të çokollatës i’a shtojmë një lugë me nutella dhe e përziejm me mikser, kurse kremit të vaniljes i hedhim një lugë me sheqer vanilje.

E marrim shtresën e parë e lyejm me krem të çokollatës dhe i hedhim përmbi lajthi të bluara.
Marrim shtresën e dytë e lyejm me krem të vaniljes dhe i hedhim çokollatë KinderBueno ( Jo një të plotë, por vetëm 4 kocka duke i shprishur me dorë ).

Përmbi i’a qesim shtresën e fundit dhe e dekorojmë me krem të çokollatës dhe me mbetjen e kremit të vaniljes e dekorojmë tortën përmbi. Pastaj i marrim çokollatat KinderBueno dhe i hedhim përmbi tortë e pastaj në fund së bashku me lajthi të bluara i hedhim edhe një çokollatë të shkrirë.

Receta është gati, ju bëftë mirë.