Kina ‘tejkalon’ SHBA’të

Autoritetet kineze thonë se “me shumë gjasë” Kina e ka rrëmbyer titullin e vendit që bën më së shumti tregti në botë, titull ky që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbajnë tash e sa dekada.

Lajme

10/01/2014 20:03

Sipas të dhënave të fundit, tregtia totale e Kinës ka shënuar një rritje në normë vjetore prej 7.6% (4.16 trilionë dollarë amerikan) në vitin që lamë pas.

SHBA’të akoma nuk i kanë publikuar të dhënat e gjithë vitit, por tregtia e 11 muajve të parë të 2013 kap shifrën e 3.5 trilionë dollarëve amerikan.

Kina u bë eksportuesja më e madhe e mallërave në vitin 2009. Edhe importi ka shënuar rritje, duke e zhvilluar kështu vendin ekonomikisht.

“Ka shumë gjasa që Kina e ka tejkaluar SHBA’në, duke u bërë kështu vendi më i madh tregtar në botë”, deklaroi Zheng Yuesheng, zëdhënës i administratës doganore Kineze.

SHBA’të pritet që të publikojnë të dhënat e plota të vitit parprak në muajin e ardhshëm.

 

Shqetësime mbi të dhënat

Megjithatë, në muajt e fundit ka pasur shqetësime mbi saktësinë e të dhënave të eksportit në Kinë.

Ka pasur spekulime se disa eksportues kinezë kanë deklaruar më shumë dërgesa sesa që kanë pasur, duke tentuar kështu shmangien e kufizimeve të sjelljes së fondeve në vend.

Nga ana e tyre, autoritetet kineze ndërrmorën një sërë masash që të luftojnë këtë problem.

Administrata Shtetërore e Këmbimit Valutor, që është rregullatori kinez i këmbimit valutor, deklaroi se do të shtonte kujdesin ndaj faturave të eksportit dhe do të vendoste dënime të ashpra ndaj firmave që japin të dhëna pasakta.

Sun Junwei, ekonomiste në HSBC në Bejing, thotë se “masat e fundit do të mund të kenë efekt në uljen e aktiviteteve tregtare të rreme”.

“Në fakt, ne mendojmë se këto aktivitete do të jenë më të pakta këtë vit në krahasim me vitin e kaluar”.

Disa analistë thanë se edhe nëse e çështja e numrave të fryera do të mirrej në konsideratë, Kina akoma do të rrëmbente pozitën e parë nga SHBA.

“Hendeku mes tregtisë së përgjithshme të Kinës dhe SHBA-ve me gjasë do të jetë pothuajse 250 miliardë dollar amerikan”, deklaroi për BBC Rajiv Biswas, udhëheqës i sektorit të ekonomisë në Azi-Paqësor në IHS.

“Është një diferencë e madhe dhe ka shumë pak gjasa që ndonjë ndryshim eventual i shifrave do të e ndryshojë pozicionin e të dyja vendeve.”

Biswas deklaroi gjithashtu se hendeku midis dy shteteve pritet që të zgjerohet akoma më shumë në këtë vit.

Në gjithë vitin e kaluar, eksporti kinez është rritur në normë vjetore prej 7.9%, kurse importi ka shënuar rritje prej 7.3%.