Kina prezenton spikerin e parë robotik të lajmeve

Agjencia shtetërore e lajmeve e Kinës ka prezantuar një spiker virtual të lexuesve të lajmit. Karakteristikë kryesore e këtij spikeri ishte zëri robotik.

Auto & Tek

08/11/2018 17:52

Xinhua News pretendon se prezantuesi virtual “mund të lexojë tekstet njësoj si një spiker profesional i lajmeve”, transmeton lajmi.net

“Përshëndetje, po shikoni programin e lajmeve në gjuhën angleze”, thotë prezantuesi në gjuhën angleze në fillim të raportit të tij të parë.

Sogou, një motor kërkimi kinez, u përfshirë në zhvillimin e sistemit të këtij produkti të inteligjencës artificiale.

“Do të punoj pa u lodhur për t’iu informuar, pasi tekstet do të shtypen në sistemin tim pa ndërprerje”, thotë prezantuesi në një video hyrëse.

“Unë shpresoj t’iu sjellë përvojat e reja në lidhje me lajmet”.

Xinhua thotë se prezantuesi mund të “punojë” 24 orë në ditë në faqen e internetit dhe kanalet e mediave sociale, duke e cilësuar këtë si “reduktim të kostove të prodhimit të lajmeve”.

Agjencia thekson se ato mund të jenë veçanërisht të dobishme për shpërndarjen e raporteve të fundit të lajmeve në kohë reale.

Ndërkaq, një sistem tjetër i inteligjencës artificiale është përdorur më parë për të sintetizuar zërat, lëvizjet dhe shprehjet e prezantuesit./Lajmi.net/