Kina planifikon krijimin e një sistemi të vet operativ

Kina është duke planifikuar të krijojë një sistem të ri operativ, i cili do të konkuronte me Microsoft, Google dhe Apple.

Auto & Tek

26/08/2014 20:06

Kina është duke shikuar mundësinë e lansimit të një sistemi të vet operativ, një iniciativë që qeveria tha se shpreson që në këtë mënyrë do t’i ketë informacionet e sistemeve më të sigurta, transmeton Lajmi.net.

Sipas një raporti në lajmet Xinhua, Ni Guangnan nga Akademia Kineze e Inxhinierisë, thotë se sistemi i ri operativ kinez do të mund të lansohej në tetor.

Detajet rreth këtij sistemi operativ ende nuk janë zbuluar, por kjo lëvizje është bërë për shkak të fundit të Windows XP dhe ndalimit të Windows 8 në Kinë, transmeton Lajmi.net.

Qeveria gjithashtu lansoi një anti-monopol kundër Microsoft më herët këtë vit.