Kina ndërton ‘qytetin pyjor’ për ta luftuar ndotjen e ajrit

Në përpjekje për të frenuar prodhimin e gazeve helmuese, Kina po ndërton një qytet të rrethuar me 40 000 pemë.

Fun

07/05/2018 14:55

 

Sipas Construction Climate Challenge, qyteti i ri pyjor Liuzhou planifikohet të ketë 30,000 banorë dhe do të jetë shtëpia e përafërsisht një milion bimëve nga rreth 100 lloje sosh. Gjithashtu 40,000 pemë do mbillen në fasada e çdo sipërfaqe të mundshme.

Pemët dhe bimët do të përthithin gati 10 mijë tonë të CO2 (dioksidit të karbonit), 57 tonë të ndotësve çdo vit dhe do të prodhojnë përafërsisht 900 tonë oksigjen çdo vit. Ato gjithashtu do ta ulin temperaturën mesatare të ajrit, do të krijojnë barriera për zhurmat dhe përmirësojnë biodiversitetin e gjallesave, duke krijuar habitate për shpendët, kandrrat dhe kafshëve të vogla të cilat jetojnë në territorin e Liuzhout.

Qyteti i ri pyjor i Liuzhout do të lidhet me qytetin ekzistues të Liuzhout përmes shërbimeve të shpejta hekurudhore dhe makinave elektrike; thuhet po ashtu që do të ketë disa shkolla dhe dy spitale. Qyteti synon të jetë i vetëmjaftueshëm, sa i përket energjisë, falë burimeve diellore dhe gjeotermale të energjisë.

Qyteti po projektohet nga italiani Stefano Boeri, i cili tashmë ka nisur një projekt për dy pyje vertikalë si qiellgërvishtës.