Kina ndërton “Pandën” diellore (Foto)

Panda është kafsha kombëtare në Kinë, ku sipas tyre paraqet marrëdhënie të mirë me publikun dhe diplomacinë, transmeton lajmi.net

Auto & Tek

09/07/2017 19:57

Kompania e cila ka menduar krijimin e një fushe të panelit diellor plot 100 hektarë në formë të pandës, ka deklaruar se do të shmanget nevoja për të djegur një milion ton qymyr gjatë 25 viteve të ardhshme.

Natyrisht se energjia e rinovueshme po aq sa është e mirë për mjedisin, aq më shumë ndikon në edukimin e fëmijëve për një ambient të gjelbër, pse jo edhe në forma atraktive.

Kjo fushe është ndërtuar në Datong të Kinës.

Panda Power Plant ka filluar të dërgojë energji në një rrjet energjik në veriperëndim të Kinës këtë jave, po pritet që edhe panda e dytë e kësaj fuqie të ndërtohet në vitin e ardhshëm.

Raporti i fundit i gjendjes globale, nga Rrjeti i Politikave të Ripërtëritshme të Energjisë për shekullin XXI, tregon se Kina vazhdon të udhëheqë investimet, kapacitetet dhe gjenerimin e energjisë së rinovueshme. /Lajmi.net/