Kina kundër takimit Barack Obama- Dalai Lama

Kina e quan Dalai Laman një “ujk në lëkurë qengji” i cili kërkon të përdorë metoda të dhunshme për at formuar një shtet të pavarur të Tibetit. Dalai Lama thotë se dëshiron vetëm një autonomi të vërtetë dhe mohon se po evokon përdorimin e dhunës.

Bota

21/02/2014 09:37

Kina ka kërkuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, që t’i anulojë planetb për ta takuar liderin shpirtëror të tibetianëve që gjendet në ekzil, Dalai Lama, gjatë ditës së sotme, duke paralajmëruar se një takim i tillë “do t’i dëmtonte seriozisht” lidhjet ndërmjet dy vendeve.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë tha se Obama do ta takojë Dalai Laman, një laureat i Çmimit Nobel për Paqe, në Shtëpinë e Bardhë të premten për të treguar se brengoset për praktikat e Kinës rreth të drejtave të njeriut.

Kina e quan Dalai Laman një “ujk në lëkurë qengji” i cili kërkon të përdorë metoda të dhunshme për at formuar një shtet të pavarur të Tibetit. Dalai Lama, i cili u largua në Indi pas një kryengritjeje të dështuar në vitin 1959, thotë se dëshiron vetëm një autonomi të vërtetë dhe mohon se po evokon përdorimin e dhunës.

“Aranzhimi i liderit të Shteteve të Bashkuara për ta takuar Dalai Laman do të ishte nj ndërhyrje e qartë në çështjet e brendshme të Kinës dhe është një shkelje e rëndë e normave të marrëdhënieve ndërkombëtare”, ka thënë Ministria e Jashtme e Kinës në një deklaratë.

Sado që një takim i tillë vjen në një kohë delikate të raporteve SHBA- Kinë, takimet e mëhershme Obama-Lama nuk kanë pasur pasoja.

Pas takimit e fundit ndërmjet tyre në vitin 2011, Kina u përgjigj me fjalë të ashpra por nuk mori masa kërcënuese, duke bërë me shenjë se Pekini është i interesuar që t’i shmangë tensionet ndërmjet ekonomive më të fuqishme të botës.