Kina ka larguar nga puna 1.8 milionë punëtorë

Puna me qymyr dhe çelikë të mëdhenj tregojnë se sa është rritur ngadalësimi industrial i Kinës.

Bota

29/02/2016 16:05

Kina ka thënë se është duke reduktuar industrinë e qymyrit dhe çelikut e gjithashtu rreth 15 për qind të fuqisë punëtore, dhe se pritet të largojë edhe më tepër brenda një afati shumë të shkurtër, transmeton lajmi.net.

Yin Weimin, ministri i burimeve njerëzore dhe sigurimit social, tha në një konferencë për shtyp se 1.3 milionë punëtorë të tjerë në sektorin e qymyrit mund të humbasin vendet e punës, plus 500.000 nga sektori i çelikut.

“Kjo përfshinë zhvendosjen e një totali prej 1.8 milion punëtorë. Kjo detyrë do të jetë shumë më e vështirë, por kështu jemi shumë më të sigurt”, tha Yin.

Qeveria qendrore do të ndajë 100 miliardë juanë (15.27 miliardë dollarë) për dy vite për punëtorët që do të pushohen nga puna.

“Ekonomia jonë po përballet me presione relativisht të mëdha në rënie të cilat vendin po e çojnë në punësim të pamjaftueshme”, ka thënë Yin, duke shtuar se rritja e të diplomuarve këtë vit do të shtojë presionin në tregun e punës./Lajmi.net