Kina është e pamposhtur: Ja arsyet pse çdo luftë kundër Pekinit është e humbur

Gjiganti aziatik është në gjendje të mobilizojë 749 milion e 610 mijë e 775 luftëtarë. Përveç kësaj janë edhe arsye tjera, që Kinën e bëjnë të pamposhtur. 

Bota

02/11/2014 00:04

E mira e të mirave do të ishte që të mos kishte luftëra kurrë, e aq më pak në mes superfuqive. Duke pasur parasysh fuqinë e arsenalit të tyre ushtarak, bota do të rrezikohej të merrte fund.

Por nëse flasim për këto superfuqi, atëherë për Republikën Popullore të Kinës mund të themi se ajo është e pathyeshme.

E para për faktin se Kina është vendi më i populluar në botë, me 1 miliard e 350 milion banorë, që janë sa dyfishi i popullësive të dy superfuqive tjera bashkë, Amerikës dhe Rusisë.

Edhe pse Kina nuk ka një shërbim ushtarak të detyrushëm, ajo për disa dekada është duke e trajnuar një ushtri profesionale, por që në rast konflikti do të mund të mobilizonte 749 milion e 610 mijë e 775 luftëtarë, burra dhe gra.

Por edhe nëse Kina do të dorëzohej vetë, nuk ka vned në botë që nuk do të falimentonte, po ti duhej të siguronte ushqim për njerzit që jetojnë në këtë vend aziatik, pasi Konventa e Gjenevës të gjitha palët ndërluftuese obligon të marrin nën kujdes të burgosurit e luftës.

Në anën tjetër, fuqia më e madhe ushtarake e botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk po mund të ja dalin me Afganistanin e Irakun, e si do të mund të ja dilte me Kinën.

Arsye tjetër, është se Pekini viteve të fundit ka investuar shumë në zhvillimin e forcave të saj të armatosura, duke e rritur edhe buxhetin nga viti në vit.

E për fund nuk duhet harruar edhe faktin, jo më pak të rëndësishëm, se Kina tani është ekonomia e dytë më e madhe në botë e cila po ecën me shpejtësi drejtë marrjes së vendit të parë, për të kaluar Amerikën. (lajmi.net)