Kina e “shokon” me ofertë yllin e Unitedit (FOTO)

Skuadrat e futbollit të Kinës vazhdojnë të “peshkojnë” futbollistë në futbollin evropian, veçanërisht në Premierligë.

Sport

14/01/2017 20:42

Lojtari i fundit që mund ta lërë Premierligën për të kaluar në Kinë, është anësori i Manchester Unitedit, Ashley Young.

Young sipas ‘TheSun’ ka marrë një ofertë të madhe nga skuadra Shandong Luneng, përcjell lajmi.net.

Anglezi nuk po gjen vend në formacionin e Jose Mourinhos te Manchester Unitedi, dhe kalimi i tij në Kinë sipas medies angleze, është shumë i mundshëm.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6