Kina e palodhshme, premton se do të ndërtojë shtëpi në hënë

Kina dëshiron të jetë vendi i parë që krijon bazë në Hënë dhe thotë se do ta ndërtojë atë duke përdorur teknologjinë të shtypjes 3D.

Fun

14/01/2019 16:23

Zyrtarët nga agjencia kineze e hapësirës gjithashtu thanë se astronautët do të kthehen në hënë deri në fund të vitit me misionin Chang’e-5, transmeton lajmi.net.

Tre misione të njëpasnjëshme do të hulumtojnë më tej sipërfaqen shterpë dhe qëndrueshmërinë e ndërtimit të shtëpive atje.

Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës (CNSA) tha se ata gjithashtu kanë në plan të shkojnë në Mars në vitin 2020, një afat kohor që ndoshta do t’i bënte ata të parët, duke mposhtur ShBA-të, Rusinë dhe bollëkun e firmave private që kërkonin të kolonizonin hapësirën.

Kina me sukses arriti një sukses global për herë të parë me udhëtimin e saj në anën më të largët të hënës, ndërsa u ul në kraterin Von Kármán më 4 janar.

Duke folur në një konferencë më parë sot, stafi i rangut të lartë të CNSA pretendonte se misioni i terrenit kushtonte njëjtë si ndërtimi i një kilometri hekurudhore nëntokësore. /Lajmi.net/