Kina dhe Rusia do ta sulmojnë SHBA-në pas tre muajve?

Parashikuesi Pastor Ricardo Salazar thotë se Kina dhe Rusia do ta fillojnë luftën kundër SHBA-së tre muaj pasi që Evropa, për shkak të vlugut të refugjatëve, do t’i mbyllë kufijtë e saj. Kjo gjë tanimë ka ndodhur, gjë që d.m.th. se lufta e madhe globale mund të ndodhë gjatë verës.

Fun

06/04/2016 10:33

“Përpos luftës së re, më 16 maj Toka do të goditet nga një asteroid i madh, i cili do të shkaktojë vdekjen e më shumë se 1 miliard  njerëzve”, thotë Salazar në një incizim, ku përmend edhe ardhjen e sërishme të Krishtit.

Salazari në fakt është jurist peruan, me adresë në Japoni, e plani i tij përfshin ndërtimin e faltores më të madhe të krishtere në botë. Ai thotë se Zoti i ka folur dhe i ka thënë se ai është ‘kanali’ i tij për transmetimin e parashikimeve për të ardhmen. Tani, vendosni ju vetë se a t’u besoni parashikimeve të tij, apo jo.