Kina bllokon Windows 8 në kompjuterët e qeverisë

Kina është duke bllokuar sistemin operativ Windows 8 në kompjuterët e qeverisë, sipas një postimi të bërë në faqen zyrtare të shtetit.

Auto & Tek

21/05/2014 22:36

Qendra për Sigurimin e Qeverisë është duke ndaluar qeverinë që të instalojë sistemin Windows 8 në kompjuterë ose të blejë pajisje të reja me këtë sistemin operativ, raporton faqja e lajmeve Xinhua.

Qeveria postoi një mesazh javën e kaluar duke treguar për këtë ndryshim në politikat e saj. Por, nga ky bllokim nuk do të kenë ndikim ofruesit e Windows 8 në Kinë.

Ky bllokim vjen pasi që qeveria tha se tani do të blej vetëm produkte për efikasitetin e energjisë, nga kompjuterët desktop e deri tek laptopët dhe tabletët. Por, ky ndryshim thuhet se është bërë gjithashtu për të mbrojtur kompjuterët e sigurisë pasi që Microsoft nuk e përkrahë më Windows Xp, sistem ky që ishte në përdorim të madh në gjithë vendin.

Firma StatCounter thotë se Windows Xp përbënë 44% e kompjuterëve në Kinë, përderisa Windows 8 është instaluar në vetëm 3.5% të kompjuterë.

Lajmi vjen pasi që Kina i kishte thënë Microsoft që të ulë çmimet e produkteve të saj të Windows. Edhe pse përdorimi i Windows në Kinë ka qenë i ulët, qeveria kineze ishte një klient i madh i Microsoft.