Kim shpërthyese dhe kavaliere

Ajo është multi-milionere falë spektaklit televiziv dhe sponsorëve të shumtë, por Kim Kardashian nuk heziton ta ndajë pasurinë me të tjerët. 33 vjeçarja është treguar mjaft kavaliere, duke ia ndarë bakshish 100 dollarë një kujdestareje të parkingut, kur u kthye në veturën e saj, që e kishte vendosur në parking në Beverly Hills. E punësuara…

ShowBiz

07/01/2014 11:39

Ajo është multi-milionere falë spektaklit televiziv dhe sponsorëve të shumtë, por Kim Kardashian nuk heziton ta ndajë pasurinë me të tjerët.

33 vjeçarja është treguar mjaft kavaliere, duke ia ndarë bakshish 100 dollarë një kujdestareje të parkingut, kur u kthye në veturën e saj, që e kishte vendosur në parking në Beverly Hills.

E punësuara me fat i mori paratë dhe e vazhdoi punën, ndërsa e dashura e Kanye West u vlerësua lartë për gjentilesën e saj.

Ndërkohë, Kim dukej mjaft tërheqëse dhe shpërthyese, me një fund të gjelbër dhe një bluzë të bardhë, e mbi saj një jakne po ashtu të bardhë.