Kim shkëlqen përkrah Kanye West në festë

Ylli televiziv Kim Kardashian dhe anëtarët e tjerë të familjes së saj janë gjithmonë në fokus të medieve.

ShowBiz

02/01/2018 00:00

Paraqitjet publike dhe deklaratat që japin në publik janë ato që i bënë të famshme motrat Kardashian, shkruan lajmi.net.

Kim mbrëmë kishte pritur ndërrimin e viteve në gjirin familjar, madje ajo solli në rrjete sociale imazhe me të cilat tregon se si bashkë me bashkëshortin e saj, Kanye West, nënën dhe motrat, numëruan nga mbrapa deri kur akrepat shënuan 00:00.

Në një prej fotografive, Kim dhe Kanye pozuan si çift e si çdo herë dukeshin për mrekulli përkrah njëri-tjetrit. /Lajmi.net/