Kim ndalet nga policia

Kim Kardashian është ndalur nga policia pasi ka vozitur shpejtë në rrugët e ngarkuara të Los Angelesit. Ky incident ka shkaktuar kaos në trafik, njoftoi policia.  Siç njofton uebfaqja TMZ.com, ajo ishte duke u munduar t’u shmangej fotografëve, duke bërë lëvizje të shumta dhe të ndaluara, duke kaluar në trakën tjetër. Siç raportohet, rreth pesë…

ShowBiz

13/11/2013 17:30

Kim Kardashian është ndalur nga policia pasi ka vozitur shpejtë në rrugët e ngarkuara të Los Angelesit. Ky incident ka shkaktuar kaos në trafik, njoftoi policia.  Siç njofton uebfaqja TMZ.com, ajo ishte duke u munduar t’u shmangej fotografëve, duke bërë lëvizje të shumta dhe të ndaluara, duke kaluar në trakën tjetër.

Organet përkatëse e marrin Kimin me seriozitet të shtuar.

Siç raportohet, rreth pesë vetura të mediumeve ishin duke e ndjekur Kimin, në tentim për ta fotografuar atë. Gjithashtu, patrulla e ‘California Highway’ ka noftuar se një fotograf është ndalur për vozitje të shpejtë dhe një tjetër është larguar nga vendi i ngjarjes.  Policia tash po e heton rastin, ndërsa Kim vazhdon të jetë nën presionin e fotografëve, të cilët e ndjekin në çdo moment. 

E kërkuar me ngulm.