Kim me bikini në plazh, në muajin e fundit të shtatzënisë (Foto)
Kim ka dalë për një ditë relaksi në plazh me vajzën e saj North.
ShowBiz
Nëna e një vajze dhe në pritje të fëmijës së dytë duket mjaft në formë në muajin e fundit të shtatzënisë.
Kim Kardashian është fotografuar derisa po relaksohej me vajzën North West. Nënë e bijë kanë veshur bikini me ngjyrë të njëjtë derisa kanë ndërtuar kështjellë në rërë, transmeton lajmi.net.
Ata kanë shfrytëzuar ditën e fundit të pushimeve të familjes Kardashian/Jenner në St. Bars për të kaluar pak kohë bashkë si nënë e bijë./Lajmi.net