Kim kritikohet nga fansat për atë që i bëri djalit të saj (Foto)

Bukuroshja Kim Kardashian ndau një pamje të bukur të djalit të saj, Saint West në profilin e saj në Facebook.

ShowBiz

27/06/2017 18:58

Djali i saj shihet i ulur në sediljen e tij personale në makinë por duket se ky pozicion i vendosjes së sediljes për disa nëna nuk është i duhuri.

Komentuesit e kanë kritikuar yllin e njohur duke i komentuar se sedilja e një fëmije në fakt duhet vendosur me shpinë me sediljen e pasagjerit dhe shoferit dhe jo përballë.

Por imazhi ndezi një debat të ashpër mes përdoruesve të mediave sociale, shumë prej të cilëve ishin të shpejtë të theksonin se ligji i Kalifornisë kërkon që fëmijët të ulen në vendet e pasme të makinave deri sa të jenë së paku dy vjeç.